TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe ministri i Jashtëm do të udhëtojnë në mes të muajit për në Amerikë. Bajram Begaj, Edi Rama, dhe sipas planit, edhe Olta Xhaçka, do të shkojnë në Nju Jork, aty ky zhvillohen punimet e përvitshme të Asamblesë se përgjithshme si dhe te forumeve të tjera të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Për hir të Presidencës së Këshillit të Sigurimit, të cilin një vend i vogël si Shqipëria e merr për herë të dytë, në 14 shtator është parashikuar që ministrja Olta Xhaçka, të drejtojë mbledhjen me fokus ngritjen e një rrjeti për ndihmat humanitare. Pak ditë më pas, në 20 shtator, mbledhjen e liderëve botërore në Këshillin e Sigurimit do ta drejtojë Edi Rama, si kryeministër i vendit që merr presidencën. Për momentin kjo konsiderohet një nga mbledhjet më të rëndësishme, me fokus Ukrainën ku do të marrë pjesë edhe Volodimir Zelensky.
Por në selinë e OKB-së do të jetë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, duke e bërë Shqipërinë me gjasë të vetmin vend që përfaqësohet në nivel të tillë, president dhe kryeministër në mbledhjet e OKB. Për gati një javë, vendi do të ketë si autoritete më të larta, dy zonja: kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Zëvendëskryeministren, Belinda Balluku.