TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë konferencës me gazetarët, deputeti i PD-së Lulzim Basha, është përballur me pyetjet e gazetarëve, në lidhje me korrupsionin, për të cilën ai është akuzuar.
Gazetarja e RTSH-së, Anisa Kadesha duke i kujtuar deklaratën e mëparshme Bashës, u shpreh se në fakt, ai është i vetmi ministër i qeverisjes së PD-së, që është akuzuar për korrupsion.
"Meqenëse i referoheni herë pas here, korrupsionit të qeverisjes së PD-së. Keni ndonjë emër konkret kush ka qenë i korruptuar, pasi me sa kujtohemi vetëm ju keni patur një dosje për korrupsion për Rrugën e Kombit, në cilësinë e ministrit të Transporteve", u shpreh gazetarja.
Duke iu përgjigjur pyetjes, Basha u shpreh se ai kishte kërkuar që ti hiqej imuniteti, por gjykata e mbylli çështjen.
"Ajo çështje e mori përgjigjen e vet, sepse vetë përgjigja e drejtësisë tregon se e gjitha ishte një sulm i keq organizuar politik, pasi askush nuk e di për çfarë u ngrit ajo akuzë.
Vendimi i gjykatës së lartë, i formës së prerë, konkludoi se prokuroria nuk arriti të ngrijë një akuzë të vërtetë, por unë u përballa", deklaroi gjatë përgjigjes së tij, deputeti i PD-së Lulzim Basha.