TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Albana Vokshi, Edith Harxhi kanë shkuar në selinë e PD për të zhvilluar një mbledhje të radhës në lidhje me ecurinë e Referendumit për të votuar për vendimin Kongresit për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Albana Vokshi nga selia e PD ka akuzuar Lulzim Bashën për shpërthimin e derës së zyrës së LDG-së dhe ndërrimin e bravës të kësaj zyre.
“Lulzim Bashës i kanë ngelur vetëm bravat, karriget dhe Edi Rama.
Dua ta informoj deputetin Lulzim Basha se 4446 delegatë të Kuvendit e kanë shkarkuar unanimisht në 11 dhjetor ai nuk është më kryetar i PD, dua ta informoj se kjo godinë e seli i takon të gjithë demokratëve nuk mund të sillet sikur është në pronë të tij.
Ne nuk do ndalemi asgjë se pengon dot vullnetin e sovranit. E ftoj Lulzim Bashën të largohet një orë e më parë mos e zgjasë më agoninë e tij politike
Hera e fundit që isha ka qenë mbrëmë e ka ndërruar pa asnjë njoftim, do të ngjitemi në kat të dytë me mbledhjen e komisionit e për çdo vendim do t'iu njoftojmë.
As Basha e as Rama me enturazhin e tij nuk mund të ndale vullnetin e demokratëve”, tha Vokshi.