AKTUALITET, 24 Gusht 2022, 13:25

Qytetari i dha 5 mijë euro për t’i blerë makinë, por 48-vjeçari dyshohet se e mashtroi, arrestohet nga policia

Qytetari i dha 5 mijë euro për t’i blerë makinë, por

A O., 48 vjeç është arrestuar nga policia pasi dyshohet për mashtrim.

Ai dyshohet se i ka marrë një person një shumë prej 5 000 eurosh me pretendimin se do t’i blinte atij një automjet.

Policia bën me dije se materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje tashmë i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Cheater”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Përvetësoi nëpërmjet mashtrimit, 5 000 euro, vihet në pranga 48-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cheater”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– A. O., 48 vjeç, banues në Tiranë. 48-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Dyshohet se ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shumën prej 5 000 eurosh nga një shtetas tjetër, me pretendimin se do t’i blinte atij një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.