TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Flutura Açka, ishte një nga personat që u prek thellë nga ikja e Grida Dumës nga Parlamenti, duke u përlotur gjatë konferencës së deputetes që la politikën për televizionin.
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Açka u pyet se çfarë mendon për vendimin e Dumës për të braktisur Parlamentin për televizionin Top Channel.
“Lotët e mi ishin goditje e momentit. Dija diçka, por nuk ma merrte mendja që e kishte marrë vendimin… edhe zëri i dridhur i Gridës dhe të gjitha bashkë, kjo ishte arsyeja e emocionit.
Është vendim personal i saj. Megjithatë, ajo vazhdon të jetë në politik dhe nga ai front”, tha deputetja.




