AKTUALITET, 15 Mars 2024, 21:35

Qarkullonte me makinë të blinduar, bllokohet 'Benz'-i i Safet Bajrit në Shkodër

Qarkullonte me makinë të blinduar, bllokohet 'Benz'-i i
Safet Bajri dhe makina e bllokuar

Policia e Shkodrës ka bllokuar automjetin e blinduar të shtetasit Safet Bajri.

Sipas policisë shtetasi Safet Bajri alias Safet Rustemi, banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.

Pas bllokimit të automjetit pritet të nisin dhe procedurat e konfiskimit të automjetit.

Njoftimi:

Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar. 

Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent. 

Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.