AKTUALITET, 15 Mars 2024, 18:52

Dyshohet se e përdorën vrasësit e Gentjan Bejtjas, policia: 4 armë u gjetën në mjetin e djegur

Dyshohet se e përdorën vrasësit e Gentjan Bejtjas, policia: 4

Policia ka konfirmuar se 4 armë u gjetën në mjetin e djegur, që dyshohet se e përdorën vrasësit e Gentjan Bejtjas.

Po ashtu mësohet se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

"Në vazhdim të veprimeve hetimore, në fshatin Hasan është gjetur një automjet tip "Land Rover", i bardhë, i djegur, brenda të cilit janë gjetur katër armë zjarri të djegura.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.", sqaron policia.