AKTUALITET, 15 Mars 2024, 17:24

Marrëveshja për rikthimin e normalitetit në Parlament, reagon ambasada amerikane në Tiranë

Marrëveshja për rikthimin e normalitetit në Parlament, reagon

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar për marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë shkruan se inkurajon deputetët që vazhdojnë të tregojë përkushtim ndaj demokracisë. Edhe delegacioni i BE në Tiranë ka mirëpritur vendimin e marrë mes opozitës dhe PS-së.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Ne inkurajojmë deputetët që të vazhdojnë të tregojnë një përkushtim ndaj demokracisë në të mirë të popullit shqiptar.”, shkruan Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.