AKTUALITET, 15 Mars 2024, 19:40

Policia operacion në Sauk për arrestimin e Eljon Hatos, i njohur si 'ushtari' i Ervis Martinajt

Policia operacion në Sauk për arrestimin e Eljon Hatos, i njohur si

Forca të shumta policie kanë zbarkuar në Sauk, ndërsa janë në kërkim të Eljon Hatos. Mësohet se policia ka gjetur makinën e Eljon Hatos, ndërsa është vënë pas për ndjekjen dhe arrestimin e tij.

Eljon Hato është shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen ‘Metamorfoza’, ndërsa njihet edhe si ‘ushtar’ i Ervis Martinajt.

Hato ka qenë i përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Hato mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal "Monopol", u arrestua nga policia, por më pas disa kohësh u la i lirë. Më 12 maj të vitit 2014, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç nën efektin e alkoolit ka vrarë një moshatarin e tij pas një sherri banal. Emri i Hatos doli dhe në përgjimet në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’.