AKTUALITET, 15 Mars 2024, 18:08

Marrëveshja mazhorancë-opozitë, ambasadori i BE: Parlamenti funksional, kyç për procesin e integrimit

Marrëveshja mazhorancë-opozitë, ambasadori i BE: Parlamenti

Gonzato u shpreh se ai mirëpret vendimin e sotëm të Konferencës së Kryetarëve përmes së cilës u mundësia rikthimi i jetës parlamentare.

Po ashtu ai u shpreh se përgëzon lidershipin nga të dyja palët për arritjen e gjetjes së gjuhës së përbashkët. Gonzato theksoi se delegacioni i BE në Shqipëri ka përsëritur vazhdimisht se një parlament funksional është kyç për procesin e integrimit të vendit drejt BE-së.

“Përshëndes vendimin e sotëm të konferencës së kryetarëve, i cili bën të mundur rifillimin e funksionimit normal të parlamentit dhe vlerësoj lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshjes. Delegacioni i BE ka përsëritur se një Parlament funksional është kyç për procesin e integrimit drejt BE”, u shpreh Gonzato.