AKTUALITET, 22 Mars 2022, 09:13

Pushtimi rus/ Ukraina: Kemi rimarrë kontrollin e Makariv

Pushtimi rus/ Ukraina: Kemi rimarrë kontrollin e Makariv

Pas disa ditësh luftimesh, forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e Makariv, një qytet 30 milje në perëndim të Kievit, sipas një deklaratë të  Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkruan CNN

“Flamuri shtetëror i Ukrainës u ngrit mbi qytetin e Makariv ndërsa rusët u tërhoqën”, thuhet në postim.

Makariv ka pësuar dëme të konsiderueshme nga sulmet ajrore ruse. Ndërkohë, ministria ruse e mbrojtjes ka pohuar vazhdimisht se nuk po synon civilët.