TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"Tokë të djegur", e konsideron gazetari Elvi Fundo, Partinë Demokratike të sotme.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Fundo tha se dorëheqja e Bashës është mjaft e vonuar dhe çdo ditë që vonon, ai mund të përdorë truke për të mos ikur.
"Dorëheqja e zotit Basha është e vonuar. Është dorëheqje e një kryetari të shkarkuar. Provoi të qëndronte. U votua në 6 mars. Kërkoi më shumë kohë dhe sot ka dhënë dorëheqjen. Alibeaj ka marrë edhe postin e gjashtë, është bërë edhe kryetari i Bashës.
Basha duhet të largohej shumë kohë më parë. Çdo ditë që vonon dhe përdor truke, i shkakton dëme PD. Basha nuk mundi dot të mblidhte as grupin parlamentar për të dhënë dorëheqjen.Përveç faktit që ka dhënë dorëheqjen, shoh një linjë intrigash të tij.
Fakti që nuk ka marrë mendim në grup parlamentar, por ka dhënë dorëheqje me deklaratë të papërgatitur... Shumë gazetarë e kanë patur dorëheqjen përpara se ai ta lexonte.
Post Saliu shkaktoi një krizë. Jemi në krizë sepse ai përjashtoi zotin Berisha. Mund të ishte ende Saliu me Lulin.
Basha po lë tokë të djegur. Duhet të largohet vërtet", tha Fundo.