TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
A është i nevojshëm Iir Meta, që opozita të rikthehet në pushtet?
Neritan Sejamini mendon se Meta nuk e ka më fuqinë e dikurshme, që i hiqte vota Partisë Socialiste, por ka peshë elektorale të mjaftueshme për të qenë i rëndësishëm për opozitën.
"Meta ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për fitoret e PD-së.
Sot është përtej të majtës. Vetë PS ka shumicë absoule dhe roli i Metës nuk është ai i mëparshmi, kur i shkëpuste PS-së një pjesë të elektoratit.
Ai do të jetë kryetari i LSI, që edhe në 2021 mori 100 mijë vota, edhe pse vetëm 4 deputetë. Ka një peshë elektorale, pavarësisht se ka rënë rezultati në Kuvend.
Është e nevojshme që për të fituar, të krijohet front i përbashkët opozitar.
Berisha do të përqëndrohet te PD dhe pastaj do të bëjë aleancë me këdo që të jetë kundër Edi Ramës", tha Sejamini.