TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kryetari i PD-së. Gjatë një interviste në Vizion Plus, Kryemadhi deklaroi se ky akt ishte i pritshëm dhe nuk kishte ndonjë risi politike.
Sipas saj, Basha duhej ta kishte dhënë dorëheqjen menjëherë pas zgjedhjeve të 6 marsit.
“Shiko ajo duhet parë në dy këndvështrime. Çdo zvarritje e Bashës në PD, nuk e unifikonte partinë, dhe e vetmja zgjidhje qëë të largohej me bonsensus, do ishte pas 6 marsit. Vota e lirë i jep zgjidhje përfundimtare situatës në PD. Nëse PD nuk është e unifikuar, nuk mund të bëhet një opozitë. Nuk është ndonjë risi në jetën politike. Normal që e prisnim. Deputetët e PD-së e kanë bojkotuar dy herë Parlamentin kur fliste ai. Në një farë mënyre, grupi përkrahës i Bashës tashmë do bëj llogari për veten e tij. Duke pasur parasysh, që militantët e partisë janë me Grupin e Rithemelimit.
Ngrirje dhe shkrirje do ketë me të. Kjo devotshmëri kaq e madhe që ka Basha për vulën dhe PD, ta kishte për luftën kundër Edi Ramës, opozita do ishte në pushtet. Shantazhime që mund t'i vijnë e bëjnë Bashën që të mbajë një post politik, në mënyrë që të mos ecë më tej me dosjet Muzin dhe dosjen belge” – tha Basha.
A ndikoi Berisha dhe LSI në dorëheqjen e Bashës?
“Nuk e mendoj kështu, dua të largoj zotin Meta. Meta dekretoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e pjesshme vendore, ja kërkoi KQZ-së, pasi PS-së nuk e donte zgjedhjen në 5 bashki. Ne si LSI ishim vëzhgues në këto zgjedhje. Meta ishte detyruar ta bënte. Pëërsa i përket zotit Berisha, ai mund të flasë vetë. Berishës i duhej të hynte në zgjedhje. Janë gjithë ata deputetë që janë themelues të PD-së, për ta ishte një mënyrë për të treguar se janë shumica e PD-së” – tha Kryemadhi.