AKTUALITET, 22 Mars 2022, 08:37

Edi Rama uron besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit, poston foton e veçantë të teqesë së Sari Salltikut

Edi Rama uron besimtarët bektashinj për festën e Sulltan

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit. Rama ka publikuar një foto nga teqeja e Sari Salltikut që e quan magjike dhe uron për një ditë me dritë brenda vetes.

“MIRËMËNGJES
dhe me teqenë magjike të Sari Salltikut e me urimin për besimtarët bektashinj në këtë ditë të shënuar sot për ta, ju uroj të gjithëve një ditë me dritë brenda vetes”, shkruan Rama.