AKTUALITET, 21 Mars 2022, 22:43

A do të tentosh të rikthehesh?/ Zbulohet çfarë u tha Basha deputetëve

A do të tentosh të rikthehesh?/ Zbulohet çfarë u tha Basha

A është dorëheqja e Lulzim Bashës “e parevokueshme”? Në deklaratën e tij kjo frazë nuk u dëgjua duke lënë të hapura diskutimet se ai do të tentojë të rikthehet.

Këtë pyetje ia kanë ngritur Bashës edhe pjesëmarrës në mbledhjen e zhvilluar të hënën pasdite në selinë e PD-së.

Sipas asaj që zbuloi deputeti Ervin Salianji ka qenë Roland Bejko që e ka pyetur direkt Bashën në mbledhje ta sqarojë nëse largimi i tij është pa kthim, por ai nuk i ka dhënë një përgjigje të qartë.

Debate pas kësaj mbledhjeje ka shkaktuar edhe një deklaratë që Enkelejd Alibeaj lexoi në emër të Grupit Parlamentar ku kërkohej largimi i Berishës.

Në fakt aty merrnin pjesë vetëm 17 deputetë dhe disa prej tyre kanë shprehur rezerva për këtë çështje.