AKTUALITET, 21 Mars 2022, 21:36

Ergys Mërtiri: Zgjedhjet në kushte tensioni në PD, do të ishin problematike!

Ergys Mërtiri: Zgjedhjet në kushte tensioni në PD, do të
Ergys Mërtiri

Ergys Mërtiri mendon se në PD nuk duhet të ketë zgjedhje menjëherë, sepse situata është e tensionuar. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Mërtiri tha se Basha u largua duke qenë i detyruar. 

"Basha ishte i detyruar. Sidomos në Shqipëri, askush nuk jep dorëheqjen me qejf. Janë rrethanat që ta bëjnë të pamundur qëndrimin. A i bën kjo dobi opozitës, në veçanti Partisë Demokratike? A do të jetë kjo dorëheqje, a do të pasohet me një konflikt se kush do të jetë kryetari i ri? Varet nga aktorët.

Nuk e shoh dorëheqjen si strategji. Bëhet sepse je i detyruar ta bësh. A do të çojë kjo në rikandidimin e zotit Basha apo të Berishës, mbetet të shihet.

Kjo kohë ka prodhuar shumë tensiuon. Zgjedhjet në kushte tensioni do të ishin problematike", tha Mërtiri. 

Sipas Mërtirit, opozita e Bashës ka qenë modeli se si dështon "një politikë me koncesione". 

"Opozita e Bashës ka qenë modeli që na tregon dështimin e politikës të bërë me koncesione, të dukshme dhe të padukshme. PD është qeverisur nga Basha në bashkëortakëri me Sali Berishën.  Zoti Basha, nëse ka tentuar të krijojë pavarësinë apo shkëputjen e vet, ka qenë i detyruar të tërheqë zvarrë dy gjyle, Berishën dhe Metën", tha Mërtiri.