AKTUALITET, 14 Mars 2022, 09:31

Pushtimi rus, 2.500 civilë viktima në Mariupol të Ukrainës

Pushtimi rus, 2.500 civilë viktima në Mariupol të Ukrainës

Të paktën 2.500 njerëz kanë vdekur në qytetin port jugor të Mariupolit, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga forcat ushtarake ruse me 24 shkurt.

Numri i viktimave u konfirmua nga këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych këtë mëngjes, raporton Skynews.

Arestovych akuzoi Rusinë për pengimin e ndihmave humanitare në Mariupol.

Ndërsa ekziston frika se furnizimet me ushqime po mbarojnë në portin e Detit të Zi, me Kryqin e Kuq duke thënë se “koha po mbaron” për të shpëtuar qytetarët e bllokuar në Mariupol.