TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident është shënuar Durrës. Burime zyrtare nga uniformat blu bëjnë me dije se shtetasja R. K., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. K., të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në lagjen Nr.13 Durrës, shtetasja R.K, 20 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. K., të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.