TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PD-së Edi Paloka ka ironizuar deklaratën e kryetarit Lulzim Basha se “nuk kishte humbur asnjë garë gjatë jetës së tij”.
Paloka thotë se fjalët e Bashës janë të vërteta, pasi sa herë që ka humbur Partia Demokratike, pasuria e kryedemokratit është shtuar.
“Sinqeriteti i L.B. Dy herë, me dy deklarata te tij se fundmi, L.B eshte treguar vertete i sinqerte! Deklaroi se “nuk ka humbur asnjehere”!
Shume e vertete, ai nuk ka humbur asnjehere, perkundrazi pas cdo humbjeje te PD atij i jane shtuar pasurite . Ata qe kane humbur kane qene demokratet.
Tani deklaron se eshte gati te bej cdo gje qe ka ne dore, por jo doreheqjen qe i kerkon grupi i tij. Kjo per arsyen e thjeshte se doreheqjen nuk e ka ne dore ai , po ata qe e mbajne peng!
Por as PD as demokratet nuk mund te mbeten peng i tij. Tani rruga per tu ndjekur dihet. Secili ben zgjedhjen e tij” – shkruan Paloka.