AKTUALITET, 14 Mars 2022, 08:36

Shpërthim me eksploziv gjatë natës në një banesë në Pogradec

Shpërthim me eksploziv gjatë natës në një banesë

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të një banesë në fshatin Vërdovë në Pogradec.

Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme së banesës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 11 të mbrëmjes ndërsa banesa i përket 44-vjeçarit Arben Xhukellari.

Nga ana e policisë, po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.