AKTUALITET, 14 Mars 2022, 08:44

Moti/ Kthjellime dhe vranësira, mësoni si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti/ Kthjellime dhe vranësira, mësoni si do të ndryshojnë

Java nis me mot të qëndrueshëm dhe me diell!

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku zonat e ulta dhe bregdetare vijojnë me kthjellime ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme do të ketë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

E njëjta situate e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 13°C.