AKTUALITET, 13 Mars 2022, 19:55

VIDEO/ Për herë të parë në 32 vite demokraci, qytetarët e Gramshit ngrihen në protestë duke bllokuar rrugën

VIDEO/ Për herë të parë në 32 vite demokraci,

Për herë të parë në 32 vite demokraci, qytetarët e Gramshit janë ngritur në protestë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të shportës.

Protesta në Gramsh është zhvilluar në hyrje të qytetit, ku protestuesit bllokuan rrugën kryesore për më shumë se 40 minuta.

Në pamjet e publikuara nga ish-kryeministri Sali Berisha, shihen efektivë të policisë, zjarrfikësja dhe një ambulancë në protestë.

Nuk kanë munguar as incidentet, pasi drejtuesit e automjeteve, të cilët e kishin të pamundur të lëviznin, përplasen me policinë.

Prej pesë ditësh shqiptarët protestojnë thuajse në të gjithë vendin kundër rritjes së çmimeve.

Ata kanë njoftuar se do të protestojnë çdo ditë në orën 17:00.