AKTUALITET, 14 Mars 2022, 08:40

Vijojnë sulmet me raketa në Ukrainë, goditet gjatë natës kulla e një televizioni

Vijojnë sulmet me raketa në Ukrainë, goditet gjatë

Mediat ukrainase raportojnë se një kullë televizive pranë Rivne, në perëndim të Kievit, u dëmtua si rezultat i një sulmi me raketa ruse.

Sipas mediave, kreu i administratës rajonale të Rivne, Vitaliy Koval, tha se kulla ishte dëmtuar nga një sulm ajror rus.

Koval deklaroi se shërbimet përkatëse po punojnë në vendngjarje dhe detajet janë ende duke u sqaruar. Kulla e televizionit ndodhet 15 kilometra (9 milje) nga Rivne.

Nuk ka ende informacione për viktimat dhe të plagosurit.

Ndërkohë Agjencia UNIAN ka thënë se në fshatin Stavische, në rajonin e Zhytomyr, një sulm me raketa synoi ndërtesa administrative. UNIAN thotë se katër persona u plagosën dhe shtatë ndërtesa u shkatërruan nga sulmi.

Të hënën, sirenat e sulmit ajror mund të dëgjoheshin në shumë rajone anembanë vendit – nga Lviv dhe Transcarpathia në Kharkiv dhe Odesa.