TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka justifikuar pushtimin rus të Ukrainës, duke thënë se ai kishte marrë “vendimin e duhur”.
“Qëllimet e ushtrisë ruse janë absolutisht të qarta dhe fisnike. Nga njëra anë, ne po ndihmojmë dhe po shpëtojmë njerëzit, dhe nga ana tjetër, thjesht po marrim masa për të garantuar sigurinë e vetë Rusisë.
Është e qartë se ne nuk kishim zgjidhje. Ishte vendimi i duhur“, tha Putin.
Presidenti rus është në një vizitë në Kozmodromin Vostochny në rajonin Amur në lindjen e largët të Rusisë, ku do të zhvillojë takimi me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko.