AKTUALITET, 12 Prill 2022, 10:17

Sot do të mblidhen deputetët e PD! A do të shkojë Basha dhe çfarë pritet të ndodhë në orën 13:00?

Sot do të mblidhen deputetët e PD! A do të shkojë Basha dhe

Sot në orën 13:00 është njoftuar mbajtja e një mbledhjeje të gjerë të deputetëve të Partisë Demokratike, ku pritet të marrin pjesë të gjithë deputetët pavarësisht nëse deri më tani kanë mbështetur krahun e Berishës apo atë të Bashës.

Dy do të jenë temat e diskutimit të sotëm:

E para lidhet me atë që mbështetësit e Berishës e cilësojnë si “procesi i ribashkimit të partisë”.

Pika kryesore e diskutimit për këtë çështje do të jetë fakti nëse ka apo jo një proces ribashkimi në PD dhe si po ecet me të?

Mbështetësit e Berishës thonë që ka dhe kjo tregohet edhe përmes mbylljes së procesit të zgjedhjeve për 80% të kryetarëve të grupseksioneve, gjë e cila do të lejojë edhe me kalimin në zgjedhjet për krerët e degëve të partisë.

Ndërkohë, një grup deputetësh të PD mendojnë se në fakt ky nuk është një proces ribashkimi, por vendimmarrje e njëanshme e mbështetësve të Berishës pa marrë në konsideratë realitetet në bazën e partisë.

Pika e dytë e mbledhjes së sotme pritet të jetë diskutimi mbi debatet dhe përplasjet brenda kësaj partie gjatë gjashtë muajve të fundit që kur Berisha u përjashtua nga Grupi Parlamentar.

Pyetja më e rendësishme në lidhje më këtë mbledhje është nëse Basha do të jetë apo jo i pranishëm në këtë mbledhje? Burime bëjnë me dije se ai nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e orës 13:00.