AKTUALITET, 12 Prill 2022, 09:02

Ndodhej në lokalin pranë shtëpisë, detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u qëllua me breshëri nga një automjet në lëvizje

Ndodhej në lokalin pranë shtëpisë, detaje nga vrasja në
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës mëngjesin e kësaj të marte, ku u ekzekutua pranë banesës, 55 vjeçari Nazmi Bandula.

Viktima Bandula ndodhej në një lokal afër banesës në momentin e ngjarjes.

Dyshohet paraprakisht se është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë.

Ndodhej në lokalin pranë shtëpisë, detaje nga vrasja në

Më pas ekzekutorët, janë larguar në drejtim të paditur. Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon në zbardhjen e detajeve të tjera.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 08:15, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.