TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur Shkodrën mëngjesin e kësaj të marte. 55 vjeçari ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave në lagjen “Rus” në Shkodër.
Viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur shtetasi Nazmi Bandula.
Ai është ekzekutuar në afërsi të banesës së tij.
Nga informacionet paraprake nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes teksa policia ka shkuar për të nisur hetimet.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 08:15, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.