TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama tha sot nga Berlini në një konferencë me gazetarët shqiptarë se nuk sheh arsye për të qenë i shqetësuar nga armatimi i Serbisë dhe ndikimi i pushtimit rus në Ukrainë në Ballkanin Perëndimor.
I pyetur gjithashtu nëse ka planifikuar një vizitë në Kiev, Rama tha se “ka të tjerë para meje që meritojnë ta kenë këtë protagonizëm”.
Pyetje: Lufta në Ukrainë dhe rreziku për Ballkanin Perëndimor, jeni shqetësuar për armatimin e Serbisë në këtë situatë dhe a keni planifikuar një vizitë në Kiev? Zyrtarë të BE kanë shkuar për të parë masakrën humane.
Edi Rama: Nuk jam i shqetësuar për armatimin në fjalë sepse nuk shoh arsye për tu shqetësuar sot për sot dhe besoj që është më e rëndësishme që ne ti fryjmë të gjithë erërave të paqes e bashkëpunimit në rajon e të mbajmë sa më shumë bashkë BP edhe me ndihmën e mbështetjen e aleatëve strategjikë, sikundër Gjermania ka rol të posaçëm, e nuk shoh si një sistem mbrojtje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne.
Sa i përket pjesës së Serbisë ka bërë dy hapa inkurajues në të dy votimet në Kombet e Bashkuara dhe është domethënës fakti që deri tani Ballkani është bashkë në pozicionet ndaj Rusisë.
Serbia ka një pozicion historik e tradicional të ndryshëm nga i yni, gjërat duhen parë në kontekst, duhet të jemi shumë të vendosur për ta çuar para procesin e paqes dhe bashkëpunimit se është me rëndësi të madhe dhe më shumë se sa dje për shkak të këtij konflikti që ka nisur në Ukrainë.
Sa i përket vizitës në Kiev ka të tjerë para meje që meritojnë ta kenë këtë protagonizëm në rast se do të më vijë radha mua patjetër që do e bëja me shumë respekt por nuk është momenti për tu zënë radhën të tjerëve.