TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjermania prej pak kohësh ka njohur patentat shqiptare dhe konvertimi i një leje drejtimi do të bëhet pa provime shtesë. Kjo u miratua në Berlin, nga Këshilli Federal i Gjermanisë, me kërkesë të qeverisë federale.
I pranishëm në Berlin, kryeministri Edi Rama u shpreh se gjermanët në fillim kishin rezerva për nismën, por pasi inspektorët erdhën në Shqipëri dhe panë nga afër dhënien e patentave, ndryshuan opinion duke miratuar kështu njohjen e lejeve të drejtimit shqiptarëve.
“Të gjithë shqiptarët që banojnë këtu apo do kalojnë, do kenë patentën shqiptare të respektuar plotësisht. Por është edhe transformim i mirë në Shqipëri se njohja ka besueshmërinë e nxjerrjes së një patente në Shqipëri.
Dikur ishte shumë skeptike. Por kur inspektorët erdhën në Tiranë dhe panë transformimin u bindën. Kemi marrë komplimente se kemi krijuar sistem modern.
Në këtë aspekt njohja e patentave është certifikatë e rëndësishme për shtet funksionim.” tha Rama.