AKTUALITET, 15 Prill 2022, 17:02

Pushtimi i Ukrainës, gazetarja ruse: Kjo është Lufta e Tretë Botërore

Pushtimi i Ukrainës, gazetarja ruse: Kjo është Lufta e Tretë

Rusia ka ashpërsuar retorikën orët e fundit pasi anija e saj luftarake u fundos në Detin e Zi, duke i dhënë një goditje të fortë luftës që po zhvillon në Ukrainë.

Prezantuesja e televizionit shtetëror rus bëri një pohim të pabesueshëm për luftën në Ukrainë më herët gjatë ditës së sotme, duke thënë troç se “Lufta e Tretë Botërore ka shpërthyer”.

Dailymail shkruan se prezantuesja e “Rossiya 1”, Olga Skabeyeva, tha se lufta në Ukrainën fqinje “mund të quhet me siguri Lufta e Tretë Botërore. Kjo është absolutisht e sigurt. Tani patjetër po luftojmë kundër infrastrukturës së NATO-s, nëse jo vetë NATO-s. Duhet ta pranojmë këtë.”

Ajo theksoi se Perëndimi beson se “rusët thjesht duhet të zhduken nga faqja e dheut”.

Scabeyeva, duke i shtuar një gur tjetër propagandës ruse për luftën në Ukrainë, pohoi gjithashtu se ukrainasit po derdheshin në rrugë dhe po i mirëpritnin me entuziazëm trupat ruse dhe i trajtonin “si çlirimtarë të vërtetë”. 

<iframe allowfullscreen frameborder="0" width="698" height="573" scrolling="no" id="molvideoplayer" title="MailOnline Embed Player" src="https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2663911.html"></iframe>