AKTUALITET, 15 Maj 2023, 17:21

PS zgjeron hartën e fitores, Flamur Golemi rikonfirmohet si kryebashkiak në Gjirokastër

PS zgjeron hartën e fitores, Flamur Golemi rikonfirmohet si kryebashkiak

Duket se harta e fitores së Partisë Socialiste është zgjedhur edhe më shumë. Kështu, Flamur Golemi, kandidati socialist për Gjirokastrën është rikonfirmuar në krye të bashkisë.

Golemi ka siguruar 10430 vota kundrejt rivalit të tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i cili ka marrë 4463 vota. 

Kujtojmë se PS ka fituar bindshëm thuajse në të gjitha bashkitë, ndërsa koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ vetëm në 6.

 

Poll