TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfaqësuesi i Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale në Këshillin e Evropës, Stewart Dickson nënvizoi disa nga problematikat që dolën në pah me zgjedhjet lokale të 14 majit.
Dickson pohoi se pati përfaqësim të ulët të grave, ndërkohë që duhet të rishikohen dispozitat që lidhen me kandidatët e pavarur.
“Ne vëzhguam procedurat e votimit, nga hapja deri në mbyllje dhe monitoruam procesin. Arritëm të monitorimin votimin ne dy qendra, pajtohem me zhvillimet pozitive që pamë. Bazuar në standardet pozitive ekzistojnë disa shqetësime, përfaqësimin i ulët i femrave dhe mungesa e aksesit për zgjedhësit me aftësi të kufizuara. E rëndësishme është çfarë ndodh para zgjedhjeve, dhe disa çështje politike u lanë në hije. Zgjedhjet vendore duhet të jenë një mjet për njerëzit që të votojnë se për kë duan. Jemi të merakosur se munguan debatet dhe programet vendore. Ne inkurajojmë autoritet t’i përcaktojnë më mirë kriteret. Ne do të përgatisim disa rekomandime dhe ato do të paraqiten për miratim në Strasburg”, tha ai.