AKTUALITET, 27 Maj 2025, 13:55

PS mori 83 mandate/ Pas triumfit në zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh ministrat të premten në Gjirokastër

PS mori 83 mandate/ Pas triumfit në zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh

Pas zgjedhjeve të 11 majit, kryeministri Rama mbledh në një retreat ministrat e kabinetit qeveritar.

Burimet bëjnë me dije qe takimi do të mbahet ditën e premte në qytetin e Gjirokastrës.

Pas zgjedhjeve të 11 majit, ku triumfoi me 83 mandate, kryeministri Edi Rama do të mbledhë në një retreat ministrat e kabinetit qeveritar. Burime bëjnë me dije se takimi do të mbahet të premten në Gjirokastër.

Një ditë më parë mblodhi skuadrën e 11 majit, nga ku paralajmëroi ndryshime në qeveri dhe PS.

"Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri.”, u shpreh Rama.

Rama iu kërkoi fituesve të 11 majit që të mos bëhen euforikë nga rezultati i thellë por të përmirësojnë veten. Ndërsa për ata që nuk ia dolën dot të triumfojnë, kryeministri iu ofroi që të jenë pjesë e familjes politike.

Rama ironizoi edhe PD pas akuzave për tjetërsim votash, teksa tha se ishte fitorja ishte rezultat i një pune sistematike organizative.