AKTUALITET, 27 Maj 2025, 11:31

Paskal Milo në homazhet për Artan Lamen: Shqipëria humbi një vlerë shumë dimensionale. Jeta iu ndërpre në mënyrën më brutale të mundshme

Paskal Milo në homazhet për Artan Lamen: Shqipëria humbi një

Historiani i njohur, Paskal Milo ka marrë pjesë në homazhet në nder të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame, i cili u nda papritur nga jeta pak ditë më parë në moshën 58-vjeçare.

Paskal Milo tha për mediat se Artan Lames, jeta iu ndërpre në mënyrën më brutale të mundshme

Ai u shpreh se me ndarjen e tij nga jeta, Shqipëria humbi një vlerë shumë dimensionale.

“Për fat të keq njerëz të tillë të përkushtuar dhe kaq të talentuar kanë fatin e keq që jeta u ndërpritet në mes në mënyrën më brutale të mundshme duke mos i lejuar që të gëzojnë jetën e tyre, që familjet e tyre të mos i kenë pranë dhe që të gjithë ne të tjerët të humbasim një koleg të nderuar dhe respektuar dhe Shqipëria të humbasë një vlerë shumë dimensionale.

Për këtë shprehim keqardhjen dhe themi frazën tradicionale i qoftë dheu i lehtë”, tha Paskal Milo.