AKTUALITET, 27 Maj 2025, 12:13

Doli nga SPAK/ Meta mbeti jashtë Kuvendit, Kryemadhi: E kam mbyllur atë hesap, nuk dua të komentoj asgjë për politikën

Doli nga SPAK/ Meta mbeti jashtë Kuvendit, Kryemadhi: E kam mbyllur

Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK, ku u paraqit për t’u përballur me juristin Romeo Kara, i cili e ka kallëzuar për “shpifje” dhe “fyerje”.

“Unë vijoj të them që sado që të jetë e mundshme dhe e realizueshme diskursi politik dhe ligjërata ime në pika e presje, është tjetër e shkruar dhe tjetër e dëgjuar.

Jemi në fazë ballafaqimi”, është shprehur ajo për gazetarët jashtë ambienteve të GJKKO.

E pyetur në lidhje me faktin që pavarësisht se bëri fushatë për babanë e fëmijëve të saj, Ilir Meta mbeti jashtë Kuvendit duke mos marrë dot një mandat deputeti, Kryemadhi u përgjigj: “Nuk dua të komentoj më asnjë gjë për politikën! E kam mbyllur atë hesap”.