TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me një aksion në Elbasan, ku SPAK ka zbarkuar dhe ka kryer kontrolle.
Bëhet me dije se prokurorja e posaçme Dorina Bejko ka nxjerrë 4 urdhra kontrolli, ndaj personave që dyshohen të jenë të përfshirë në korrupsion zgjedhor.
Mes tyre një zyrtari pranë bashkisë së Elbasanit i është sekuestruar celulari.
Ai dyshohet si i përfshirë në blerje votash për një kandidat të Partisë Socialiste nga lista e hapur, por se emri nuk bëhet i ditur nga SPAK.
Ndërkohë pak ditë më parë, me urdhër të një tjetër prokuroreje të posaçme janë urdhëruar kontrolle, ku në një banesë në Belsh janë sekuestruar rreth 200 mijë euro
Pra bëhet fjalë për dy procedime të ndara.