TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dhëndri i kreut të PD Sali Berisha, Jamamber Malltezi i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesën për të revokuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, që është vendosur ndaj tij.
Avokatët e Malltezit argumentojnë se tashmë çështja ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme dhe nuk ekzistojnë më kushtet për mbajtjen e kësaj mase.
Ata kërkojnë që klienti i tyre të përballet me drejtësinë në gjendje të lirë, duke theksuar se masa e arrestit shtëpiak nuk është më e justifikuar në këtë fazë të procesit.
Sipas burimeve, Malltezi si bazë ligjore përmend rastin “Gëllçi”.
Kujtojmë se në shkurt të këtij viti Gjykata e Strasburgut e cilësoi të paligjshëm arrestimin e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi.
Sipas avokatit të tij, Gjykata e Strasburgut konstatoi se argumentet për arrestimin ishin të pambështetura dhe shumë të përgjithshme.
Vendimi për këtë kërkesë pritet të merret nga trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë në ditët në vijim.