TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Artan Hoxha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ngjarja e djeshme në Kakome, ku dhjetra njerëz shkatërruan rrethimin dhe ambientet e një kompanie private, tregoi dështimin e shtetit, që u tërhoq edhe pse ia ka shitur tokën një kompanie private, por më pas nuk e mbrojti.
“Ajo që ndodhi në Kakome është fytyra e vërtetë që ka ky shtet. Kush është problemi? Shteti ia ka shitur tokën një kompanie private. Protesta nuk është ndaj kompanisë, por ndaj shtetit që ia ka shitur, pa u marrë vesh me banorët e fshatit Nivicë.
Atje pashë edhe personazhe të çuditshëm që kam parë në fushatën e Belerit.
Konflikti në vend të jetë mes banorëve të Nivicës dhe shtetit, shkon midis privatit dhe shteti tërhiqet dhe çon njoftimin “Hap derën!”.
Nëse e ke shitur, ti duhet ta mbrosh. Ndryshe ty nuk të vjen më asnjë kompani. Konflikti nuk është midis kompanisë private dhe banorëve të Nivicës, por shteti që ia ka shitur, ka marrë paratë e kompanisë, ka shkuar dhe ndjekur gjyqe me banorët dhe pastaj i lë të përplasen”- tha Hoxha.