TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN TV, u shpreh se qeveria i ka dëgjuar shqetësimet e protestuesve që sot janë në shesh për të 23-ën ditë.
Ministri Gogu u shpreh se Rama ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve gjatë turit të festimit të 35-vjetorit të PS-së si dhe gjatë mbledhjeve të Grupit Parlamentar të PS-së.
Pjesë nga biseda
Toni Gogu: E para, unë nuk mendoj se përjashtojnë njëra-tjetrën të përshkruar shkohet kur jetojmë dhe shqetësimet e algoritmit. Një pjesë e fjalimit të kryeministrit dhe diskutimet që patëm, dhe debate pune, kanë qenë për shqetësimet reale të qytetarëve.
Ndërkohë besoj se ia vlen që kryeministri t’u shpjegojë qytetarëve, që jetojmë në një kohë të ndryshme nga koha kur ju drejtonit gazetën “Albania”, dhe kishit redaktor etik. Sot për sa kohë ka like dhe klikim, kryeredaktori etik ka dalë nga puna. Çfarë është e klikueshme është e vërtetë. Kryeministri ka për detyrë të shpjegojë, ashtu sic e ka për detyrë të bëj atë që bëmë ne.
Ka folur me banorët e Zvërnecit, ka qenë në sheshet e Shqipërisë, ka dëgjuar.
Shqetësimet reale të njerëzve i dëgjojmë dhe i shohim. Kryeministri i thirri atë pjesë të protestuesve që janë atje për shqetësimet reale. Por i takon t’i shpjegojë shqiptarëve që teknologjia po ndeshet ashpër me demokracinë liberale.
Ylli Rakipi: Protesta nisi me Zvërnecin, por aty dalin grupime të ndryshme, dhe secili ka hallin e vet. Por në thelb duhet përgjigje. Kemi parë Ramën që bërtet, flet për blogeret. Kjo duket si one man show. Ndonjë përgjigje më insitucionale a keni?
Toni Gogu: Kryeministri e ndau shqetësimin real të njerëzve. Është mbledhja e disatë e zgjeruar e grupit parlamentar, një turi ku ne kemi qenë me qytetarët, që nga e drejta e pronësisë, te e drejta zhvillimore.
Besoj se është normale të drejtpeshosh mes shqetësimeve reale dhe pastaj se si amplifikimi dixhital i shndërron në problematika që nuk kanë lidhje me realitetin.