AKTUALITET, 22 Qershor 2026, 22:36

"Sistemi i dy partive që bashkëpunojnë, ka mbajtur peng Shqipërinë!"/ Vatnikaj: Kërkojmë pa kompromis dorëheqjen e Ramës!

"Sistemi i dy partive që bashkëpunojnë, ka mbajtur peng

Aktivistja Sidorela Vatnikaj, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për protestën e qytetarëve që ka vijuar për 23 ditë me rradhë. 

Vatnikaj tha se qëllimi i protestuesve, është largimi i qeverisë, por me këtë nuk nënkuptojnë vetëm largimin e Edi Ramës, por të të gjithë klasës së vjetër politike, e cila ka bashkëpunuar për 36 vite kundër interesit të qytetarëve. 

"Për të thënë atë që jemi munduar të themi përgjatë këtyre tre javëve. Duhet të kthehemi te pse nisi kjo protestë dhe çfarë ajo përfaqëson.

Pavarësisht se është tentuar të minimizohet se ka qenë një protestën kundër një projekti, apo ndikimit në mjedis, për mua dhunimi i një protestuesi që po protestonte kundër një resorti, i cili dhunohet nga punonjës privat që ruajnë një gardh të paligjshëm, në sy të policisë dhe medias që bojkoton, u tregoi qytetarëve, që nëse nuk reagon shteti është në duart e të fortit, që është polici privat, oligarku, krimi i organizuar dhe nëse ne nuk reagojmë do të tërhiqemi zvarrë. 

Për tre javë shqiptarët në Tiranë, në qytete të tjera, në diasporë, kanë protestuar njëzëri për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Nga kjo fillon një artikulim politik. Kërkon hetim për atë që e quajmë përgjegjës për një sistem autokratik, për favorizim të krimit të organizuar, oligarkisë, që ka marrë peng shtetin. Kërkojmë pa kompromis dorëheqjen e kryeministrit, reforminin dhe rivitalizimin e të gjithë skenës poliitke.

Një sistem dy partiak që ka bashkëpunuar për 36 vjet për të mbajtur Shqipërinë peng të këtyre partive, është ai që po tregohet në shesh si mllef i qytetarëve që nuk duan të jenë peng i një sistemi dy partiak. 

Nuk është fjala vetëm për ikjen e një personi, por reformimin e një mendësie që shkon përtej klasës politike", deklaroi Vatnikaj.