AKTUALITET, 22 Qershor 2026, 23:18

"Prona private është e paprekshme, nuk mund të cënohet biznesi!"/ Debat për protestën e dhunshme në Kakome

"Prona private është e paprekshme, nuk mund të cënohet

Në emisionin "Të Paekspozuarit" u diskutua për protestën e dhunshme në Kakome. 

Ylli Rakipi pyeti aktivistët e protestës në Tiranës, nëse i janë bashkuar edhe asaj në Kakome dhe nëse aksione të ngjashme do të ketë edhe ndaj bizneseve private. 

Ndërkohë analisti Enton Abilekaj deklaroi se plazhi në Kakome është publik dhe se ka patur akses për qytetarët, por nuk mund të cënohet prona private dhe biznesi me akte dhune. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Ideja e revolucionit ka frymëzuar shumë njerëz edhe për akte dhune. Të ndjekim se çfarë ka ndodhur në Kakome ditën e djeshme. Ju keni qenë në Kakome?

Sidorela Vatnikaj: Jo nuk kemi qenë, por në një aksion të ngjashëm në Rrjoll.

Ylli Rakipi: Arbër ke qenë? Jeni dakord me pamjet që sapo ndoqëm?

Arbër Lleshi: Bllokimet, telat me gjemba dhe muret e betonit, që iu heqin aksesin qytetarëve nga proant e zonave të tyre është përgjigje e merituar.

Ylli Rakipi: Ju e njihni kështu këtë problem? 

Arbër Lleshi: Ju them me bindje që në të gjithë Republikën...

Ylli Rakipi: Jo, jo. Dje pashë në protestë një njeri që doli dhe tha tani do të fillojmë me rradhë. Ti je dakord me këto pamje?

Arbër Lleshi: Problemin e Kakomesë në veçanti nuk i kam parë dokumentat.

Sidorela Vatnikaj: Ne kemi bërë thirrje që në çdo hapësire publike që është e cënuar...

Arbër Lleshi: Më e rëndësishme se Kakome dhe Rrjoll, në Shqipëri ligjet e pronave janë bërë në një mënyrë, nuk ka regjistër pronash.

Ylli Rakipi: Dhe pastaj do të dilet kështu? 

Arbër Lleshi: Prona është e drejta më themelore e qytetarëve.

Enton Abilekaj: Sigurisht plazhi në Kakome është publik, dhe ka patur dalje në plazh. Pjesa tjetër private është e paprekshme. Nuk mund të thuash e cënojmë pronën private. Nëse kjo është lëvizje kundër çdo biznesi privat... Atë biznesmen që ka Kakomenë nuk e njoh fare, por nëse cënohet një biznes privat, që ka 20 vjet që kërkon lejen aty, kjo nuk shkon. Mentaliteti është problemi. Se pastaj do të shkohet në biznes tjetër.

Arbër Lleshi: Nëse flisni për Kakomenë, unë flas për raste të tjera që e njoh. Zall Gjoçaj është vend ku fshatarëve u është marrë uji. Fshatarët kanë fituar deri në Gjykatë të Lartë.