AKTUALITET, 22 Qershor 2026, 22:47

“Njerëzit janë të zemëruar me reagimin arrogant të qeverisë”, aktivisti tregon se si do të vazhdojë protesta

“Njerëzit janë të zemëruar me reagimin arrogant

Aktivisti Arbër Lleshi, gjatë një prononcimi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe formimin e një qeverie tranzitore. Ai deklaroi se deri më sot protesta ka qenë paqësore, por njerëzit janë të zemëruar me reagimin arrogant të qeverisë dhe mund të bllokojnë qeverinë dhe parlamentin.

“Synimi i kësaj proteste, shqiptarët kërkojnë një shtet dinjitoz, jo një parti-shtet.

Shqiptarët qeverisen në mënyrë skandaloze. Nuk plotësohen nevojat bazë, nuk kontrollohet, uji, ajri, siguria. Këtu kemi një treg të kapur ku njerëz që emërojnë oligarkë, ligjet që bëhen me porosi. Po bëhen 35 vite që tranzicioni po zgjat sa diktatura.

Kupa është mbushur. Duhet dorëheqje, qeveri tranzitore.

Protesta ka qenë deri më sot paqësore, e decentralizuar. Nga kjo pikë e mbrapa njerëzit janë gjithmonë e më të zemëruar me reagimin arrogant të qeverisë dhe mund të bllokojnë kryeministrin që të mos hyjë në kryeministri dhe deputetët që të hyjnë në parlament”- tha Lleshi.