AKTUALITET, 20 Dhjetor 2021, 13:07

Protesta kundër Vuçiç, para kryeministrisë vendosen kangjella metalike, shtyllat lyhen me graso

Protesta kundër Vuçiç, para kryeministrisë vendosen

Policia ka nisur marrjen e masave për protestën që do të mbahet sot pasdite. 

Pas paralajmërimit për zhvillimin e tubimit kundër ardhjes së presidentit serb në Tiranë Aleksandër Vuçiç, para ambienteve të kryeministrisë janë vendosur kangjella metalike. Po ashtu njoftohet se mbi dy mijë policë janë aktivizuar në terren.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamuj të Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë dhe është marrë parasysh mundësia e djegies apo vandalizmit të tyre.

Për këtë arsye shtyllat ku janë vendosur kamerat e sigurisë do të lyhen me graso, me qëllim që protestuesit të mos munden të ngjiten.

Protesta e thirrur nga Berisha pritet që të nisë rreth orës 17:00 poshtë zyrës së Ramës, ndërkohë që grumbullimi do të nisë rreth një orë më parë në ambientet e oborrit të PD-së.