TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër marrëveshje është nënshkruar në mbledhjen e sotme të qeverisë në kudër të nismës Ballkani i Hapur. Bëhet fjalë për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë.
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca deklaroi se kjo marrëveshje parashikon hapjen e eksportit për produktet blegtorale në bazë të reciprocitetit duke zbatuar edhe mbrojtjen nga sëmundjet e transmetueshme në bimë dhe kafshë.
Sipas ministres me anë të kësaj marrëveshje njihen për herë të parë certifikatat fidosanitare, të veterinarisë shëndetësore dhe laboratorët e akredituar duke hequr një kosto të shtuar për bizneset.
“Nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë në kuadër të Ballkanit të Hapur. Për herë të parë hapet eksporti për produktet blegtorale në bazë të reciprocitetit duke zbatuar mbrojtjen e territoreve nga sëmundjet e transmetueshme në bimë dhe kafshë.
Njihen për herë të parë certifikatat fidosanitare, të veterinarisë shëndetësore dhe laboratorët e akredituar duke hequr një kosto të shtuar për bizneset. Duke adresuar një shqetësim që biznesi ka pasur.
Duke kryer kontrolle në doganën më të afërt të destinacionit. Marrëveshja nënkupton edhe shkëmbim informacionesh në kohë reale për të siguruar shkëmbimin e produkteve”, tha ministrja.
Ajo u shpreh se në vitin 2022 është parashikuar buxheti më i madh i mbështetjes për programin e zhvillimit rural që ka për qëllim daljen në tregun ndërkombëtar me një cilësi të shtuar.