TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në fjalën e saj në Kuvend e ka nisur me një përgjigje për kryetarin e shkarkuar të PD-së duke theksuar se me të gjithë situatat që po ndodh në kampin opozitar nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë replikë me shumicën.
“ Në kushtet e humbjes së legjitimitetit të të gjithë PD-së dhe kacafytjes mes dy hijeve, ju Basha e keni humbur mundësinë e një replike nga kjo shumicë. Arjan Sala ishte 33 vjeç bir i dy prindërve të ndershëm, bashkëshort dhe babai i një fëmije 2 vjeçar. Në një ditë ai shkoi në punë dhe nuk u kthye me dhe këshilli i ministrave e shpalli hero pasi sakrifikoi veten për qytetarët. Edhe pse nuk ka qenë deri më tani status mbrojtje financiare për fëmijët e personave që kanë rënë në përpjekje për jetën e individit si rezultat i një vetëmohimi, sot në Kuvend do të jepet tashmë një mundësi e tillë. Sot do të miratohet ligji për “Mbrojtjen e Fëmijëve nën kujdesin e Republikës”. Fëmijët e dëshmorëve nuk do të jenë më pa përkrahje”, ka thënë ajo.