TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtyhet seanca e parë në GJKKO ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Jaeld Çelës.
Ky i fundit mbërriti rreth orës 9:25 të ditës së hënë në ambientet e Gjykatës së Posaçme dhe doli prej andej rreth orës 9:45 Tahiri nuk ka dhënë asnjë koment për mediat duke u larguar së bashku me avokatin e tij mbrojtës.
Shkak për shtyrjen e seancës mësohet të jetë bërë mungesa e Jaeld Çelës, ish drejtori i Policisë së Vlorës, i cili do të gjykohet së bashku me ish ministrin Tahiri.
Seanca tjetër u caktua më datë 5 janar.
Dosja hetimore ndaj Tahirit në Apelin e GJKKO nisë të rishqyrtohet nga sot, 20 dhjetor. Trupa gjykuese do të kryesohet nga Daniela Shirka dhe dy anëtarët Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi. Kjo e fundit u zgjodh si anëtare e tretë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pas dorëheqjes së dy gjyqtarëve.
Ish-ministri Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.
Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.
Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Vendimi i shkallës së parë u prish nga Gjykata e Lartë, e cila e riktheu çështjen për rishqyrtim me një tjetër trupë gjykuese në Apelin e GJKKO.