AKTUALITET, 28 Shkurt 2026, 16:35

Protesta e opozitës, s’ka podium dhe as fjalime! Skenari, çfarë pritet të ndodhë para Kryeministrisë

Protesta e opozitës, s’ka podium dhe as fjalime! Skenari,

Ditën e sotme në orën 18:00 opozita ka thirrur protestën e pestë kombëtare, duke kundërshtuar mënyrën sesi po qeveriset vendi.

Ende nuk dihet skenari, por në protestën e sotme nuk do të ketë podium dhe as fjalime, siç ka ndodhur në protestat e mëparshme.

Po ashtu mësohet protestuesit do të shmangin zonën e parlamentit, për shkak se aty ndodhet xhamia e Namazgjasë dhe në këtë periudhë besimtarë të shumtë janë të pranishëm për shkak të Ramazanit.

Megjithatë policia ka marrë masa, duke u angazhuar me mbi 1500 efektive policie. Po ashtu para kryeministrisë është vendosur edhe barriera metalike.