TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Alert”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I kërkuar nga autoritetet e Spanjë për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, është kapur dhe arrestuar, me qëllim ekstradimin, një 53-vjeçar.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Alert”.
Në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, u bë i mundur lokalizimi në aksin Elbasan–Peqin, kapja dhe arrestimi i shtetasit J. B., 53 vjeç, banues në Vlorë, me qëllim ekstradimin drejt Spanjë.
Për këtë shtetas, Juzgado Central de Instrucción n.º 1 – Audiencia Nacional ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale të parashikuara nga Kodi Penal i Spanjë. Për këto vepra penale parashikohet dënim maksimal deri në 9 vite burgim.
Interpol Tirana do të vijojë procedurat, në bashkëpunim me homologët spanjollë, për ekstradimin e 53-vjeçarit drejt Spanjë.