AKTUALITET, 28 Shkurt 2026, 13:24

Editoriali Rama-Vuçiç/ Berisha: Rama po bashkëpunon me aleatin e Putinit

Editoriali Rama-Vuçiç/  Berisha: Rama po bashkëpunon me

Kreu i PD-së, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, komentoi editorialin e përbashkët të publikuar në Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Këta të fundit propozuan idenë e një integrimi të përshpejtuar të vendeve kandidate të përgatitura në tregun e brendshëm të BE-së dhe në hapësirën Shengen, pa cenuar balancën ekzistuese institucionale të Unionit. Pra, pa të drejta vetoje, pa komisionerë shtesë dhe pa prekur strukturat vendimmarrëse.

Berisha e cilësoi bashkëpunimin e Ramës me Vuçiçin si rikthim te ‘Ballkani i Hapur’, e cila shkatërroi përfundimisht bujqësinë dhe ekonominë shqiptare.

“Shkroi bashkë me argatin e tij Vuçic një editorial në një gazetë gjermane. Çfarë kërkonin dy kryetarët e organizatave më të rrezikshme kriminale në Europë. Vuçiç është gjetur se ka lidhje me ‘ujkun e bardhe’ dhe bandën e tij. Njerëz që thernin dhe bluanin mishra të kundërshtarve në brigjet e Danubit.